Milani interesohet për Milinkovic-Savic

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 17:39
Milani interesohet për Milinkovic-Savic

Milani raportohet se ka shprehur interesim për Sergej Milinkovic-Savic.

Mesfushori serb ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Lazio, teksa tani kanë filluar të rritën zërat për një largim të mundshëm të tij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, një ofertë rreth 25-30 milionë euro mund të mjaftojë për transferimin e Sergejt.

Kontrata e 28-vjeçarit me Lazion skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Kësisoj, klubi nga kryeqyteti italian mund ta lejojë largimin e tij këtë verë, për të mos e humbur falas në vitin tjetër.

Sergej Milinkovic-Savic është pjesë e Lazios që nga viti 2015.

Deri më tani në këtë sezon, ai ka regjistruar 45 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me tetë asistime.

(Kosova Sot Online)