Dembele pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën
Ousmane Dembele do të shqyrtojë ofertën e Barcelonës për vazhdimin e kontratës në javët e ardhshme.
Francezi ishte startues në vetëm 15 ndeshje në La Liga këtë sezon, me katalonasit që fituan titullin e kampionit, për shkak të një përsëritjeje të lëndimeve.
Pavarësisht shqetësimeve për qëndrueshmërinë e tij për të luajtur vazhdimisht në nivelin më të lartë, Xavi ka mbetur një mbështetës i palëkundur i anësorit.
Xavi e bindi klubin të ri-nënshkruante 26-vjeçarin verën e kaluar, pasi u largua për pak kohë, pas skadimit të kontratës së tij të mëparshme.
Kontrata e tij aktuale vlen deri në verën e vitit 2024, me Xavin dhe Barcelonën që duan të sigurojnë shërbimet e Dembeles edhe për një sezon më shumë, deri në verën e vitit 2025, sipas “Mundo Deportivo”.
Reprezentuesi i Francës besohet se nuk është i interesuar për t’u larguar dhe kësisoj është i gatshëm të shqyrtojë propozimin e Barcelonës me agjentin e tij, me një vendim që pritet të merr para fundit të qershorit.
(Kosova Sot Online)