Djokovic: Kosova është zemra e Serbisë

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 17:39
Djokovic: Kosova është zemra e Serbisë

Novak Djokovic po vazhdon me veprimet e tij skandaloze kundër Republikës së Kosovës.

Tenisti serb dha një mesazh kundër Kosovës pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit “French Open”.

Djokovici triumfoi kundër tenistit me prejardhje nga Serbia, Aleksandar Kovacevic, i cili përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas kësaj, Djokovic u pa duke marrë një stilolaps dhe në ekranin e kamerës shkroi: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën”.

(Kosova Sot Online)