Benzema flet për largimin e mundshëm nga Reali

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 19:30
Benzema flet për largimin e mundshëm nga Reali

Karim Benzema është bërë temë diskutimi në mediumet botërore.

Sulmuesi francez raportohet se ka pranuar një ofertë super luksoze nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, vet francezi në konferencë për media tha se realiteti është ndryshe dhe jo ajo që thuhet në internet.

“Pse duhet të flas për të ardhmen? Unë jam në Real Madrid. Realiteti është ndryshe, jo ajo që thuhet në internet. Kam një lojë të shtunën, stërvitem nesër, kështu që tani jam në Madrid”, tha ai.

(Kosova Sot Online)