Marca: Benzema qëndron në Real Madrid

  • A.P /
  • 01 June 2023 - 21:50
Marca: Benzema qëndron në Real Madrid

Mediumi i madh spanjoll, Marca raporton se Karim Benzema do të vazhdojë me Real Madridin.

“Fakti është se Benzema do të qëndrojë. Ai do të përmbushë edhe vitin e mbetur të kontratës që ka rënë dakord me “Los Blancos”, gjë që të dyja palët e kishin në mendje prej kohësh”, thuhet në artikullin e tyre. 

Benzema është shumë mirënjohës Arabisë për interesin e madh që ka treguar prej muajsh.

Ishte një ofertë super luksoze nga Arabia Saudite dhe duket se Benzema do ta refuzojë.

Ai doli në konferencë për media dhe tha se jam i fokusuar në Real Madridin.

(Kosova Sot Online)