Xhaka do të transferohet te Bayer Leverkuseni

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 17:15
Xhaka do të transferohet te Bayer Leverkuseni

Granit Xhaka është pajtuar për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit, por transferimi i tij është ende në pritje.

Sipas “Kicker”, kjo është për shkak se Arsenali dëshiron të nënshkruajë me një zëvendësues të klasit të lartë para se ta lejojë largimin e mesfushorit nga Kosova.

“Topçinjtë” janë të interesuar për Declan Rice, Ilkay Gundogan dhe Moises Caicedo.

Negociatat me mesfushorin e West Ham Unitedit dhe atë të Manchester Cityt janë të pezulluara deri pasi këto skuadra t’i zhvillojnë finalet e tyre; në Ligën e Konferencës dhe Ligën e Kampionëve.

Kur marrëveshja të përfundojë me njërin nga ta, Arsenali mund të jep dritën e gjelbër për largimin e Xhakës, nga shitja e të cilit pritet të fitojë 15 milionë euro.

30-vjeçari me Bayer Leverkusenin ka rënë dakord për një kontratë katër-vjeçare.

(Kosova Sot Online)