Kane flet për momentin e penalltisë

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 18:22
Kane flet për momentin e penalltisë

Harry Kane ishte pranë ekzekutimit të penalltisë nga 11 metra që Lucas Vázquez shkaktoi ndaj Musialës në pjesën e dytë, kur ndeshja ishte 1-1.

Megjithatë, për ta bërë këtë, ai duhej të duronte presionin e momentit, të cilit iu shtua edhe një mesazh nga Bellingham, bashkëkombasi i tij, i cili erdhi për ta destabilizuar.

Megjithatë, kjo nuk pati asnjë efekt, pasi që Kane arriti të realizonte gol.

E Kane ka folur rreth atij rasti, duke thënë se nuk e ka dëgjuar se çfarë i ka thënë.

“Të jem i sinqertë, nuk e di se çfarë tha. Ai ishte në momentin e përqendrimit. Jam i sigurt se po përpiqej të më destabilizonte”, tha Kane për mediat pas ndeshjes.

Në fund, Bayerni dhe Real Madridi barazuan 2:2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale dhe finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e pas një jave në “Santiago Bernabeu”.


(Kosova Sot Online)