Arsenali ka hapur bisedimet me Joao Cancelo

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 17:35
Arsenali  ka hapur bisedimet me Joao Cancelo

Arsenali thuhet se ka hapur bisedimet me Joao Cancelo për një transferim të mundshëm të tij gjatë verës

Sipas asaj që raporton Sky Sport, Arsenali ka filluar bisedimet me Manchester City për transferin e portugezit Joao Cancelo gjatë kësaj vere.

Trajneri i City, Pep Guardiola është i hapur për ta larguar 29 vjeçarin nga Etihad. Cancelo ju bashkua Bayern Munchen në huazim për pjesën e dytë të sezonit 2022/23, por bavarezët nuk aktivizuan blerjen e tij për 60 milionë funte.

Arsenali ka filluar “biseda gojore” për lojtarin, edhe pse besohet se Cancelo nuk preferon më të luajë në Premier Ligë dhe ka për synim që të kalojë në njërën prej dy skuadrave të La Ligës – Barcelona apo Real Madrid.

(Kosova Sot Online)