
Lexoni edhe:
Ky është futbollisti që kishte refuzuar dy herë Kosovën, ftohet nga Zvicra për ndeshjet e këtij muaji
Nicolas Pepe është rikthyer sërish te Arsenali, duke braktisur klubin e Nices.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë e kaloi sezonin e fundit si i huazuar te Nice, por tani do të rikthehet sërish në “Emirates Stadium”, transmeton "Kosova Sot Online ".
Krerët e klubit francez nuk kanë shprehur interesim për transferimin e tij ose gjetjen e një marrëveshjeje tjetër me Arsenalin. Kësisoj, Nice konfirmoi këtë të premte se Pepe është rikthyer te “Topçinjtë”.
Nga “Allianz Riviera” janë larguar edhe Joe Bryan e Ross Barkley, teksa Andy Delort ka kompletuar transferimin te Nantes. Sa i përket Pepe, ai shënoi 8 gola gjatë gjysmës së parë të sezonit, përpara se të mbetej jashtë shkaku i një lëndimi në gju. 28-vjeçari në total regjistroi 28 paraqitje me Nice. Ndryshe, Nicolas Pepe me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.
(Kosova Sot Online )