Ky është futbollisti që kishte refuzuar dy herë Kosovën, ftohet nga Zvicra për ndeshjet e këtij muaji

  • S.A /
  • 09 June 2023 - 14:02
Ky është futbollisti që kishte refuzuar dy herë Kosovën,  ftohet nga Zvicra për ndeshjet e këtij muaji

Uran Bislimi, futbollisti që kishte refuzuar dy herë ftesën e Kombëtares së Kosovës, është ftuar nga Zvicra, transmeton "Kosova Sot Online".

Lista e “Helvetikëve” për ndeshjet e këtij muaji ka pësuar ndryshime, si rezultat i lëndimit të Breel Embolos. Pas kësaj, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka vendosur të ftojë dy futbollistë; Haris Seferovic dhe Uran Bislimi.

Bislimi do të jetë për herë të parë pjesë e Kombëtare A të Zvicrës. Mesfushori i Luganos kishte bërë dy paraqitje për Kosovën vitin e kaluar, në miqësoret ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe. Madje, Bislimi kishte shënuar gol në barazimin 1:1 me Ishujt Faroe. 23-vjeçari ishte ftuar pastaj nga “Dardanët” për ndeshjet kualifikuese të marsit, por që nga kampi i Kombëtares së Kosovës ishte thënë se ai ka refuzuar ftesën. Refuzimi i ftesës në mars ishte hera e dytë nga ana e Bislimit, pasi i njëjti kishte refuzuar një ftesë edhe shtatorin e kaluar. Zvicra tani ka katër futbollistë nga Kosova në listë për ndeshjet e marsit. Të ftuar gjithashtu janë edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.

(Kosova Sot Online )