Beckham ka luajtur një rol kyç në kalimin e Lionel Messi në Inter Miami

  • A.P /
  • 09 June 2023 - 19:35
Beckham ka luajtur një rol kyç në kalimin e Lionel Messi në Inter Miami

Arritja e argjentinasit, Lionel Messi do ta forcojë shumë futbollin amerikan

Shkuarja e David Beckham në MLS ishte pritur jashtëzakonisht mirë. Tani ish përfaqësuesi i Anglisë ka luajtur një rol kyç në kalimin e Lionel Messi në Inter Miami dhe bashkë ata mund të synojnë revulucionalizimin e futbollit në Shtettet e Bashkuara të Amerikës.

Historia e futbollit në SHBA përcaktohet me fytyrat e njohura të këtij sporti, të cilët dikur paketonin valixhet në kërkim të “ëndrrës amerikane” sipas versionit të tyre. Pele më 1979 me New Yoruk Cosmos, Beckham në fillim të shekullit 21 me LA Galaxy dhe tani Messi me Inter Miami, që e shtron rrugën e tij për të qenë i pranishëm në Botërorin e 2026.

Futbolli në SHBA ka vuajtur për ta gravuar famën e tij në publik, pasi që ka mbetur në hije të sporteve të tyre kombëtare siç janë: futbolli amerikan, basketbolli dhe bejsbolli. Megjithatë, vendimi i Messit që t’i bashkohet MLS-së ka mundësi që ta ndryshojë tërësisht situatën dhe arritja e tij në SHBA nuk mund të kuptohet tërësisht pa shkaktarin që quhet Beckham.

Beckham, një tjetër yll në Los Angeles

Anglezi vendosi që t’i bashkohet LA Galaxy më 2007. Ai arriti në qytet me pritje të jashtëzakonshme, duke ju bashkuar një lige që ekzistonte për një dekadë por kishte vetëm 13 skuadra futbolli.

Prezenca e Beckham ishte një hap i rëndësishëm përpara për ligën, tërhoqi vëmendjen e mediave dhe rriti qarkullimin me para. Ai detyroi në njëfarë forme që MLS të jetë financiarisht më inovative në mënyrë që të tërheq futbollistët më të mirë në botë.

Me Beckham në MLS i shfaq koncepti i “lojtarëve të veçuar” duke lejuar klubet të anashkalojnë kufijtë e pagave për nënshkrimet e kalibrit të lartë.

Skuadra e Los Angeles ka kujtime të bukura nga Beckham, i cili fitoi dy tituj të MLS me Galaxy dhe tani ai ka një statujë në nderë të tij në hyrje të stadiumit “Dignity Health Sports Park Stadium”.

Për më shumë, roli krucial në marrëveshjen e anglezit ishte që MLS i garantonte atij opsionin për ta blerë një ekip dhe për ta rritur në vlerën prej 25 milionë dollarëve. Kjo mundësi u materializua më 2020 pasi që ai është aksionar i Inter Miamit, i cili, sipas revistës Forbes, tani ka vlerën e 600 milionë dollarëve.

Kalimi i Messit në MLS

Që disa vite, Beckham dhe partneret e tij në Inter Miami janë në ndjekje për të nënshkruar me yllin argjentinas. Këtë herë ata ia dolën që ta joshin atë para një oferte të majme që erdhi nga Arabia Saudite, madje mposhtën edhe Barcelonën- ekipin e fëmijërisë dhe nostalgjik të Messi.

Njëjtë me nënshkrimin e Beckham nga Galaxy, MLS ka përdorur risi dhe metoda jokonvencionale për ta siguruar Messi. Siç shkruan The Athletic, liga dhe Apple janë bërë bashkë për t’i ofruar Messit një pjesë të përfitimeve të gjeneruara nga parapaguesit e ri të transmetimeve në MLS përmes shërbimit të transmetimit Apple TV+.

Më 2022, Apple dhe MLS nënshkruan një marrëveshje 10 vjeçare që i garantonte Apple TV + të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të ligës në nivel global. Çmimi u pagua nga Apple? Minimumi 250 milionë dollarë për sezon, një shumë e vogël për gjigantin e teknologjisë që ka një profit prej 54 miliard dollarë për gjashtë muaj nga tetori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.

Për me tepër Adidas, partneri afatgjatë i Messit që në të rinjtë e tij dhe sponsori zyrtar i të gjitha uniformave për 29 skuadrat e MLS ka propozuar që të ndajë një pjesë të profiteve të saj nga shitja në treg e që rezultoi me ardhjen e Messit në MLS. Gjithashtu ka mundësi që Messi të ndajë një opsion për pronësi të një klubi si Beckham, duke lejuar atë që të jetë pronar i një klubi atje në të ardhmen. 


(Kosova Sot Online)