FIBA e dënon përjetësisht gjyqtarin kosovar Daut Mehmetin

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 14:23
FIBA e dënon përjetësisht gjyqtarin kosovar Daut Mehmetin

Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA, ka marrë vendim që ta përjashtojë përjetësisht gjyqtarin kosovar, Daut Mehmetin.

Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti u dënua për thyerje të Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore.

Arsyeja për dënimin e gjyqtarit 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.

(Kosova Sot Online)