Aouar zyrtarizohet te Roma

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 16:56
Aouar zyrtarizohet te Roma

Houssem Aouar është futbollisti më i ri i Romës.

Klubi italian ka njoftuar zyrtarisht këtë të diel për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin.

Aouar ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Romën, sepse është një klub i madh me një histori të madhe. Mendoj se është projekti i duhur për mua, me një ekip të rëndësishëm, lojtarë të fortë dhe tifozë unikë. Tani jam verdhekuq dhe jam gati”, tha ai pas zyrtarizimit te romakët.

(Kosova Sot Online)