Capello e zbulon një histori interesante me Berlusconin dhe me Ronaldon

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 16:13
Capello e zbulon një histori interesante me Berlusconin dhe me Ronaldon

Fabio Capello e ka kujtuar sot presidentin legjendar të Milanit, Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

Trajneri i njohur italian ndërkohë e ka kujtuar një rast që kishte ndodhur para më shumë se 15 vjetësh, kur Milani e kishte transferuar brazilianin Ronaldo.

Capello në atë kohë ishte trajner i “Los Blancos”, ndërsa “Rossoneri” e kishin transferuar Ronaldon në afatin kalimtar të janarit

“Në vitin 2007 po e drejtoja Real Madridin dhe ma kërkoi Ronaldon. I thash se ishte më i forti lojtar më të cilin kisha punuar ndonjëherë, por që tashmë s’e kishte më dëshirën e njëjtë dhe se tashmë do ta shisnim në Arabinë Saudite. Të nesërmen, Ronaldo ishte lojtar i Milanit”, deklaroi trajneri italian.

Ronaldo kishte luajtur me sukses në San Siro deri në lëndimin e tij të rëndë, pas së cilit u largua nga Kuqezinjtë dhe u rikthye në Brazil për t’i luajtur vitet e fundit të karrierës. 


(Kosova Sot Online)