Munishi: Jo vetëm Superligën, synojmë edhe Evropën me Ferizajn

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 18:30
Munishi: Jo vetëm Superligën, synojmë edhe Evropën me Ferizajn

FC Ferizaj njoftoi zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me Ismet Munishin.

Trajneri i njohur me “Ujqit” ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, 

Pas nënshkrimit të kontratës, Munishi tha se klubi do të funksionojë me logjikën e një klubi kampion të Superligës, pavarësisht se do të garojë në Ligën e Parë.

Ai gjithashtu u shpreh se me Ferizajn synojnë daljen në garat evropiane.

“FC Ferizaj pavarësisht që do të garojë në Ligën e Parë, jam i bindur se do të funksionojë me logjikën e një klubi kampion të Superligës. Projekti është shumë serioz. Ne e synojmë jo vetëm Superligën, por edhe Evropën në një periudhë të afërt”, tha Munishi.


(Kosova Sot Online)