Çmimi i Ronaldos bie me pesë milionë euro

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 19:54
Çmimi i Ronaldos bie me pesë milionë euro

Çmimi i yllit portugez të futbollit Cristiano Ronaldo ka rënë me pesë milionë euro sipas të dhënave të fundit të Transfermarkt.

Në fillim të këtij viti, Ronaldo nënshkroi për Saudi Al-Nassr dhe në atë kohë ai vlerësohej në 20 milionë euro.

Cristiano shënoi 14 gola në 16 ndeshje të kampionatit saudit këtë sezon, por për shkak të moshës së tij (38) dhe ligës më pak të kërkuar, çmimi i tij ra në 15 milionë euro.

Megjithatë, ai është ende lojtari më i shtrenjtë në ligën saudite duke pasur parasysh se vlen njësoj si shoku i tij i skuadrës Anderson Talisca, çmimi i të cilit u rrit me një milion euro pasi shënoi 20 gola në 23 ndeshje.

Megjithatë, Ronaldo dhe Talisca do të bien nga froni kur Karim Benzema, vlera e të cilit aktualisht është 35 milionë euro, të luajë zyrtarisht në kampionatin saudit.

Kombëtarja zhvillon një tjetër ndeshje kontrolli në 'Elbasan Arena', ja si paraqitet gjendja e kuqezinjve.

(Kosova Sot Online)