Giresse e konfirmon mungesën e Zhegrovës

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 16:45
Giresse e konfirmon mungesën e Zhegrovës

Këtë të premten, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Rumaninë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

E në prag të këtij takimi, përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur konferencë për media.

Ai konfirmoi se Rashani e Zhegrova janë mungesat për ndeshjen ndaj Rumanisë

“Para kësaj loje na duhet të përballemi me dy mungesa. Elbasan Rashani që është larguar nga grumbullimi dhe Edon Zhegrova që ende nuk është rikuperuar”, tha Giresse.

(Kosova Sot Online)