Kosova-Rumania, starton pjesa e dytë

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 21:49
Kosova-Rumania, starton pjesa e dytë

Kosova 0:0 Rumania

57′ Super depërtim nga Vojvoda, por pret portieri rumun. Rasti më i mirë i Kosovës deri më tani.

50′ Ibrahim Dresevic ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Zëvendësim te Kosova. Edon Zhegrova futet në lojë në vend të Milot Rashicës.

Starton pjesa e dytë

Mirëmbajtësit e fushës “Fadil Vokrri” po tentojnë të largojnë ujin nga terreni para fillimit të pjesës së dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+3′ Bersant Celina lëshon një predhë të vërtetë, por pret me mund të madh portieri rumun.

45+1′ Goditje e rrezikshme nga Rumania, por përfundon jashtë porte.

45′ Katër minuta lojë shtesë në pjesën e parë.

39′ Coman i Rumanisë godet, por topi përfundon mbi portën e Aro Muric.

36′ Goditje me kokë nga Muriqi, por e plogësht. Përfundon jashtë porte.

35′ Goditje e bukur nga Florent Muslija, por pret portieri rumun

30′ Depërtim i bukur nga Florent Muslija nga krahu i majtë, por harkimi i tij nuk gjen asnjë bashkëlojtar në zonë.

25′ Aksion i mirë, por nuk ka goditje nga Kosova.

17′ Në stadium ka flamuj të Kosovës, Shqipërisë dhe flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

16′ Tifozët nuk i ndalin thirrjet në stadium. Shqipëri etnike, UÇK e Jo nuk ndahet Mitrovica janë thirrjet e “Dardanëve” në stadium.

15′ Fusha shumë e rënduar, futbollistët nuk po arrijnë të luajnë futbollin e tyre ashtu siç duhet.

8′ Aksion i mirë i Rumanisë, por gjithçka përfundon pa rrezik për Kosovën.

7′ Top i mirë për Rashicën, por ai nuk arrin ta ndalë si duhet.

1′ Starton ndeshja

(Kosova Sot Online