
Lexoni edhe:
Goli i shqiptarit Kristjan Asllani, më i miri i xhiros në kualifikimet e Euro 2024
Trajneri i Romës, Jose Mourinho është larguar nga pozita e tij në bordin e futbollit të UEFA-s, transmeton "Kosova Sot Online".
Vendimi i portugezit vjen pasi ai u dënua me katër ndeshje në garat evropiane për sjelljen e tij me gjyqtarin Anthony Taylor pas humbjes së Romës ndaj Sevillas në finalen e Ligës së Evropës. Duke iu drejtuar UEFA-s, Mourinho deklaroi: “Kushtet në të cilat besoja aq fort kur u anëtarësova nuk janë më në fuqi”. Siç raporton The Athletic, Special One i dërgoi një letër shefit të futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban, i cili është kryetar i bordit.
Goli i shqiptarit Kristjan Asllani, më i miri i xhiros në kualifikimet e Euro 2024
Lexoni edhe:
Në letrën e Mourinhos thuhej: “Duke ju falënderuar për ftesën që më keni bërë për të qenë anëtar i bordit të futbollit të UEFA-s, me keqardhje ju informoj se do të heq dorë nga pjesëmarrja ime në këtë grup”.
“Kushtet në të cilat kam besuar aq fort kur u anëtarësova nuk janë më në fuqi dhe ndjeva detyrimin për ta marrë këtë vendim”. “Ju kërkoj me mirësjellje që vendimin tim t’ia komunikoni presidentit Aleksander Ceferin”, thuhet në letrën e trajnerit. Mourinho ishte i zemëruar me disa nga vendimet që Taylor mori gjatë finales dhe mori një karton të verdhë gjatë ndeshjes, ndërsa shtatë lojtarë të Romës u ndëshkuan.
(Kosova Sot Online )