Goli i shqiptarit Kristjan Asllani, më i miri i xhiros në kualifikimet e Euro 2024

  • S.A /
  • 23 June 2023 - 16:38
Goli i shqiptarit Kristjan Asllani, më i miri i xhiros në kualifikimet e Euro 2024

Goli i Kristjan Asllanit është zgjedhur më i miri i xhiros së katërt të eliminatoreve pêr Euro 2024.Votat e tifozëve vendosën për golin spektakolar të mesfushorit të Kombëtares shqiptare kundër Ishujve Faro, transmeton "Kosova Sot Online". 

UEFA i ka zbuluar para pak çastesh top golat e xhiros, të cilëve iu prin ai i futbollistit shqiptar.

Në xhiron paraprake, goli më i mirë ishte zgjedhur ai i futbollistit tjetër shqiptar, Jasir Asani, i shënuar kundër Moldavisë. 

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=7285704191464051

(Kosova Sot Online )