Pablo Mari largohet nga Arsenali, nënshkruan me Monzan

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 20:40
Pablo Mari largohet nga Arsenali, nënshkruan me Monzan

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht për shitjen e Pablo Mari te Monza.

Qendërmbrojtësi në sezonin e fundit ishte i huazuar pikërisht te ky klub.

Duke e falënderuar për kontributin, klubi i Arsenalit konfirmoi këtë të premte për marrëveshjen e përhershme me Monzan.

Ai regjistroi 31 paraqitje me skuadrën italiane në sezonin e fundit.

Mari kishte nënshkruar me “Topçinjtë” në janarin e vitit 2020, por nuk ia doli asnjëherë të bindë klubin për ta mbajtur.

Pas nënshkrimit me Arsenalin, ai gjysmën e atij sezonit e kishte kaluar si i huazuar te klubi prej nga u ble, Flamengo.

Spanjolli pastaj luajti si i huazuar edhe te Udinese.

29-vjeçari regjistroi në total 22 paraqitje me londinezët, teksa shënoi një gol.

Arsenali raportohet se ka përfituar afër 6 milionë funte nga kjo shitje.

(Kosova Sot Online)