Marcelo Brozovic zyrtarizohet te Al-Nassr

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 18:54
Marcelo Brozovic zyrtarizohet te Al-Nassr

Edhe Marcelo Brozovic karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite.

Mesfushori kroat është zyrtarizuar sot te Al-Nassr.

Brozovic ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

30-vjeçari ishte pjesë e Interit që prej vitit 2016.

“Nerazzurrët” kanë përfituar 18 milionë euro nga shitja e reprezentuesit të Kroacisë. 

(Kosova Sot Online)