Me një video emocionuese, Arsenali e konfirmon largimin e Granit Xhakës

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 19:31
Me një video emocionuese, Arsenali e konfirmon largimin e Granit Xhakës

Arsenali e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Granit Xhakës nga klubi.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova do ta vazhdojë karrierën në Gjermani, aty ku do të jetë pjesë e klubit të Bayer Leverkusenit.

E me rastin e largimit të Xhakës nga Arsenali, “Topçinjtë” realizuan një video mjaft emocionuese.

“297 paraqitje. 23 gola. 29 asistime. Dy Kupa FA. Dhe një histori frymëzuese.

Granit Xhaka: përgjithmonë pjesë e familjes së Arsenalit”, thuhej në njoftimin e tyre.

https://fb.watch/lCJzhAu8_C/

(Kosova Sot Online)