Kosova, anëtarja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Padelit

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 21:08
Kosova, anëtarja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Padelit

Federata e Padelit e Kosovës është anëtarësuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Padelit (FIP).

Sot, në “Sala d’Onore” (CONI) të Romës është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Padelit, e kryesuar nga presidenti i FIP, Luigi Carraro, që aprovoi aplikimet për pranimin e tetë federatave të reja.

Në këtë asamble ishin të pranishëm të gjithë zyrtarët e Federatave të padelit nga shtete të ndryshme, ndërsa që nga sot u shtuan edhe tetë shtete të reja të cilat u bashkuan me familjen e madhe te FIP, ku në mesin e tyre ishte edhe Kosova.

Federata Ndërkombëtare e Padelit tani numëron më shumë se 25 milionë lojtarë nga 71 Federata zyrtare në pesë kontinente.

(Kosova Sot Online)