Cavani do të ndahet me Valencian

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 16:39
Cavani do të ndahet me Valencian

Edinson Cavani po planifikon të ndahet me Valencian.

Sulmuesi uruguaian pritet ta ndërpresë bashkëpunimin me klubin spanjoll gjatë kësaj vere.

Veterani jug-amerikan, pasi të jetë lojtar i lirë, shpejt pritet të bëhet me ekip të ri, mëson eksperti i transfereve, Fabrizio Romano

Sipas tij, klubi argjentinas Boca Juniors i ka bërë atij ofertë dhe shpreson që ta marrë dritën e gjelbër nga ai në një të ardhme të afërt.

Por, nuk përjashtohet mundësia që njëri prej sulmuesve më të mirë të 15 vjetëve të fundit në futbollin evropian, ta marrë ndonjë ofertë prej klubeve të Arabisë Saudite.

36 vjeçari ka luajtur me sukses në Evropë në klubet si Palermo, Napoli, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe tash në Valencia. 

(Kosova Sot Online)