Sot në Superligë dy përballje interesante

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 10:41
Sot në Superligë dy përballje interesante

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet tjera të javës hapëse të sezonit 2023/24.

Dueli derbi i kësaj jave të parë zhvillohet në Gjilan, aty ku nënkampionia, Drita do ta presë Llapin

Të dyja ekipet i kanë caktuar objektivat e tyre këtë sezon dhe e duan titullin e kampionit.

Ndërkohë, në Prizren Liria e inkuadruar në elitë do ta presë kampionin në fuqi, Ballkanin.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 17:00.

(Kosova Sot Online)