Arteta konfirmon rikthimin e Gabriel Jesus

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 21:22
Arteta konfirmon rikthimin e Gabriel Jesus

Gabriel Jesus do të jetë i gatshëm për Arsenalin që nga ndeshja e ardhshme, ndaj Fulhamit.

Kjo u konfirmua këtë të premte nga trajneri Mikel Arteta.

Shkaku i lëndimit, Jesus i mungoi Arsenalit në finalen e Superkupës së Anglisë, si dhe në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në Premierligë.

Megjithatë, sulmuesi brazilian do të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën që nga ndeshja e ardhshme.

“Ne jemi vërtet të lumtur. Natyrisht, ishte një goditje e madhe për të pas para-sezonit që ai duhej të bënte një operacion tjetër, por ai duket shumë i mprehtë dhe stërviti vërtet gjithë javën mirë, kështu që ai është gati”, tha Arteta.

Nëse ai do të luajë nga minuta e parë, Mikel Arteta shtoi: “Të shohim! Është një lajm shumë i mirë”.

Arsenali do të takohet nesër (e shtunë) me Fulhamin. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00, në “Emirates Stadium”. 

(Kosova Sot Online)