Superliga: Llapi i shkon Fushë Kosovës, Dukagjini e pret Lirinë

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 09:28
Superliga: Llapi i shkon Fushë Kosovës, Dukagjini e pret Lirinë

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së tretë.

Llapi do të luajë në udhëtim ndaj Fushë Kosovës, që ende nuk ka asnjë pikë duke regjistruar humbje në dy xhirot e para, teksa renditet e fundit në tabelë.

Në anën tjetër, llapjanët kanë tri pikë dhe renditen të pestit – me bilanc një fitore e një humbje.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:00, në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Skuadra tjetër që ende nuk ka pikë, Dukagjini, e pret Lirinë në “18 Qershori”. Klinasit janë të parafundit në tabelë.

Liria është një pozitë më lartë (e teta) me një pikë të grumbulluar – me bilanc një barazim e një humbje.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:00.

(Kosova Sot Online)