Salah informon Liverpoolin se dëshiron kalimin te Al-Ittihad

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 10:13
Salah informon Liverpoolin se dëshiron kalimin te Al-Ittihad

Mohamed Salah duket se është joshur nga oferta që ka marrë nga Arabia Saudite.

Sipas gazetarit Rudy Galetti, sulmuesi ka informuar Liverpoolin se do të dëshironte t’i bashkohej Al-Ittihad, për të filluar një përvojë të re në Lindjen e Mesme

Orët në vazhdim pritet të jenë vendimtare rreth të ardhmes së Salah. E hëna thuhet se është afati i fundit.

Vendimi përfundimtar do të varet nga Liverpooli dhe trajneri, Jurgen Klopp.

Siç është raportuar më herët, Al-Ittihad ka bërë ofertë të madhe, që besohet se është mbi 100 milionë euro, për transferimin e egjiptianit.

Ndryshe, 31-vjeçari me “Të Kuqtë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online)