Flick thotë se ka një plan për ta kthyer Gjermaninë

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 22:40
Flick thotë se ka një plan për ta kthyer Gjermaninë

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick beson së skuadra e tij do t’i jep fund vazhdimësisë me rezultate të këqija, derisa ai po e përgatit skuadrën për ndeshjet kundër Japonisë dhe Francës

Gjermania ka humbur tri dhe ka barazuar në një në katër ndeshjet e fundit, duke shkaktuar shqetësim të fansat e Kombëtares për mikpritësin e Euro 2024, sidomos pasi ata u eliminuan nga faza e grupeve në Botëror.

Futbollistët e Flick mund t’i rikthejnë gjërat në të mirë të tyre gjatë kësaj jave dhe trajneri mendon se ka një plan që t’i minimizojë problemet e Kombëtares së tyre.

“Jam pozitiv, ne kemi një plan dhe mund të premtoj që ne jemi përgatitur mirë”, tha ai për gazetarët. “Në javët e kaluara, unë kam udhëtuar për të parë shumë futbollistë, ne kemi biseduar për të ardhmen, çfarë janë pritjet e mija, çfarë roli duhet të përmbushin futbollistët. Bisedimet me kanë dhënë besimin që skuadra e ka kuptuar se çfarë është duke ardhur dhe kjo është kruciale për mua. Kishte një pikë kthese, një fazë të re që ka filluar. Nga tani ne dëshirojmë të sjellim një ekip që do të këtë  bërthamë të fortë në lojë”.

(Kosova Sot Online)