Ja sa vite burg mund të dënohen futbollistët e arrestuar të Real Madridit

  • S.A /
  • 15 September 2023 - 10:27
Ja  sa vite burg  mund të dënohen futbollistët e arrestuar të Real Madridit

Të enjten u raportua se tre futbollistë të rinj të Real Madridit janë arrestuar pasi dyshohen se kanë xhiruar një vajzë të mitur duke bërë dashuri, teksa një tjetër u mor në pyetje si pjesë e hetimeve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Thuhet se ata janë të përfshirë në shpërndarjen e një videoje private nga “WhatsApp”.Pastaj, Real Madridi konfirmoi se katër nga futbollistët e klubit po bashkëpunonin me autoritetet për këtë çështje.

Sipas “AS”, dënimi mund të jetë shumë i rëndë për të dyshuarit nëse konfirmohet faji i tyre.

“Nëse viktima nuk ka dhënë pëlqimin për regjistrimin e videos, neni 197.1 i Kodit Penal parashikon dënim nga një deri në katër vjet burg dhe gjobë nga 12 deri në 24 muaj për atë që ka regjistruar videon. Dënimi do të rritet, sipas nenit 197.3, me dënim nga dy deri në pesë vjet burg, nëse përveç regjistrimit do të kenë proceduar me shpërndarjen e videos. Në të dyja rastet, këto dënime do të shtohen nëse viktima është e mitur (neni 197.5 i Kodit Penal)”, ka shkruar mediumi spanjoll.

Megjithatë, çështja është ende në fazat e hershme. Nga klubi i Real Madridit është thënë se do të ndërmarrë veprimet e duhura pasi të ketë marrë të gjitha faktet. 

(Kosova Sot Online )