Lëndohet përsëri Amir Rrahmani

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 22:08
Lëndohet përsëri Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është detyruar të largohet nga loja gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve në mes të SC Bragës dhe Real Madridit

Rrahmani nuk ishte paraqitur në ndeshjen që Napoli zhvilloi kundër Genoas të dielën, duke ngritur dyshimet që ai është i lënduar.

Sonte, kapiteni i Kosovës ishte titullar në ndeshjen që Napoli e zhvillon kundër SC Bragës në Ligën e Kampionëve.

Kosovari u largua nga loja në minutën e 13 dhe për këtë vendim mori trajneri i Napolit.

Rrahmani u zëvendësua nga Leo Ostigard.

Kujtojmë se Napoli është duke e fituar këtë ndeshje me rezultat 0-1, derisa ata janë në grupin B me Real Madridin, Union Berlinin dhe SC Bragën.

(Kosova Sot Online)