Rrahmani rikthehet nga lëndimi

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 15:42
Rrahmani rikthehet nga lëndimi

Napoli e ka marrë një lajm të mirë sot.

Futbollisti kosovar Amir Rrahmani është shumë afër rikthimit në fushën e blertë, pas një lëndimi që e mbajti jashtë për disa javë.

Madje, sipas mediave italiane, përfaqësuesi kosovar, i cili mungoi në ndeshjet e tetorit, pritet të jetë i gatshëm që në sfidën e vikendit që do ta ketë Napoli.

Skuadra italiane në fundjavë do të ketë punë me Hellas Veronën dhe Rrahmani po diskutohet si opsion për të luajtur nga fillimi.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës u lënduan në ndeshjen ndaj Bragas në Ligën e Kampionëve, ku u desh ta lëshojë fushën në minutën e 13-të për shkak të lëndimit në kofshën e majtë.

Ai mungoi në ndeshjen që Napoli e kishte ndaj Bolognas, e po ashtu edhe për Kosovën në sfidën ndaj Andorrës, të enjten e kaluar.

E tash, kosovari pritet të jenë një atu e madhe në fazën defanzive për Napolin, si dhe për Kosovën në muajin nëntor.

Pas 9 xhirove, Napoli është i pesti në tabelë me 14 pikë, shtatë më pak se Milani lider.

9 gola i ka pësuar mbrojtja napolitane deri më tani, derisa ka shënuar 17 sosh.

(Kosova Sot Online)