UEFA shqipton tri dënime ndaj Crvena Zvezdës

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 22:06
UEFA shqipton tri dënime ndaj Crvena Zvezdës

UEFA ka dënuar Crvena Zvezdën pas thirrjeve skandaloze kundër Kosovës dhe shqiptarëve, në ndeshjen e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve, ndaj Young Boys.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar më 4 tetor, në Beograd

Në ndeshjen e ardhshme si vendas në Ligën e Kampionëve, klubi serb duhet ta luajë me të paktën 10 mijë vende të zbrazëta në stadium.

UEFA gjithashtu dënoi klubin në fjalë me gjobë prej 62 mijë eurosh në total.

Crvena Zvezda me 40 mijë euro u gjobit shkaku i sjelljeve diskriminuese të tifozëve, kurse me 22 mijë euro shkaku i bllokimit të rrugëve në tribunat e stadiumit.

UEFA nuk saktësoi se për cilat sjellje të tifozëve bëhet fjalë, por në ndeshjen e përmendur dihet se tifozët serb brohoritën “Kosova është Serbi” dhe “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë”.

Crvena Zvezda ndeshjen e radhës si vendase në Ligën e Kampionëve do ta zhvillojë më 7 nëntor, ndaj Leipzigut. 

(Kosova Sot Online)