Salah: Ndaleni masakrën e njerëzve të pafajshëm në Gaza

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 22:50
Salah: Ndaleni masakrën e njerëzve të pafajshëm në Gaza

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka publikuar një video në profilin e tij në Twitter.

Egjiptiani ka kërkuar nga liderët botërorë që të ndalin, siç tha ai masakrën e mëtejshme në Gaza.

Ai ka kërkuar gjithashtu të lejohen ndihmat humanitare në Gaza.

“Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh në kohë si këto… Ka pasur shumë dhunë dhe shumë brutalitet zemërthyes. Përshkallëzimi i javëve të fundit është i padurueshëm për t’u dëshmuar. Të gjitha jetët janë të shenjta dhe duhen mbrojtur. Masakrat duhet të ndalen. Familjet po copëtohen”.

“Ajo që është e qartë tani është se ndihma humanitare për Gazën duhet të lejohet menjëherë. Njerëzit atje janë në kushte të tmerrshme. Skenat në spital mbrëmë ishin tmerruese. Banorët e Gazës kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore”.

“Unë po u bëj thirrje liderëve botërorë që të bashkohen për të parandaluar masakrën e mëtejshme të të gjithë shpirtrave të pafajshëm. Njerëzimi duhet të mbizotërojë” – ka thënë Salah.

(Kosova Sot Online)