Roma fiton ndaj Monzas

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 14:55
Roma fiton ndaj Monzas

Roma ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi sot ndaj Monzas, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olympico” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për romakët e shënoi Stephan El Shaarawy (90′).

Vlen të theksohet se skuadra mysafire për kohën më të madhe të ndeshjes ishte me një lojtar më pak, pasi Danilo D’Ambrosio u përjashtua në minutën e 41-të pas kartonit të dytë të verdhë.

Roma pas kësaj fitore ka 14 pikë dhe tani është e gjashtë në tabelë.

Monza ndodhet në pozitën e 11-të me dy pikë më pak.

(Kosova Sot Online)