UEFA delegon gjyqtarë nga Greqia për ndeshjen Ballkani – Astana

  • A.P /
  • 24 October 2023 - 17:50
UEFA delegon gjyqtarë nga Greqia për ndeshjen Ballkani – Astana

Ballkani do të zhvillojë këtë javë ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës.

Më 26 tetor, të enjten, kampionët në fuqi të Kosovës do të presin Astanan në “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45.

Kjo ndeshje i takon xhiros së tretë në Grupin C. Ballkani është i dyti në këtë grup me tri pikë, kurse Astana e fundit dhe pa pikë.

 

UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Greqia për të ndarë drejtësinë.

Vassilis Fotias do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psarris do të jenë ndihmësit e tij.

Ioannis Papadopoulos është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Evangelos Manouchos do të jetë në dhomë e VAR-it, bashkë me ndihmësin e tij, Stefanos Koymparkis.


(Kosova Sot Online)