Arabia Saudite e dëshiron pa kushte De Bruynen

  • S.A /
  • 27 October 2023 - 09:37
Arabia Saudite e dëshiron pa kushte De Bruynen

Zyrtarët e Arabisë Saudite kanë folur për yllin e Man City, Kevin De Bruyne për një lëvizje të mundshme në Lindjen e Mesme në vitin 2024, kanë thënë burimet për Football Insider, transmeton "Kosova Sot Online".

31-vjeçari besohet të jetë një objektiv serioz për zyrtarët e Pro Ligës Saudite pasi ata përpiqen të rrisin profilin e operacionit të tyre të ri të futbollit në mbarë botën.

Arabia Saudite do të përshpejtojë ndjekjen e De Bruyne në vitin 2024.

Kjo bombë vjen me De Bruyne të përjashtuar aktualisht me një dëmtim të rëndë, me reprezentuesin belg që nuk pritet të kthehet deri në vitin e ri.

Pesë herë fituesi i Premierligës aktualisht i skadon kontrata në qershor 2025.

De Bruyne bëri 49 paraqitje gjithsej sezonin e kaluar, duke shënuar 10 gola dhe 31 asistime në një sezon fantastik pasi City fitoi tripletën e titujve.

Reprezentuesi belg aktualisht fiton një  pagë të raportuar  prej mbi 450 mijë euro në javë, por mund të arrijë një marrëveshje edhe më fitimprurëse në Arabinë Saudite.

(Kosova Sot Online )