Asllani i lumtur me fitoren ndaj Romës dhe kontributin e dhënë

  • S.A /
  • 30 October 2023 - 10:36
Asllani i lumtur me fitoren ndaj Romës dhe kontributin e dhënë

Interi ka arritur fitore të madhe ndaj Romës në derbin italian me rezultat minimal 1-0.

Një nga më meritorët për këtë fitore të zikaltërve ka qenë mesfushori shqiptar Kristjan Asllani i cili u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë, transmeton "Kosova sot Online ".

Asllani dhuroi një top të gjatë për Federico Dimarcon në krahun e majtë ku italiani me një asistim perfekt gjeti Marcus Thuramin i cili shënoi për 1-0.

Mesfushori shqiptar ka marrë urime të shumta nga bashkëlojtarët, por edhe nga trajneri Inzaghi dhe mediat italiane për paraqitjen fantastike ndaj Romës.

Ai pas ndeshjes ka folur për kanalin zyrtar të Interit, teksa ka thënë se skuadra duhet të vazhdoj me këtë ritëm.

“Nuk është kurrë e lehtë të hysh në fushë kur kanë mbetur pak minuta dhe rezultati është 0-0. Fatmirësisht ia pasova topin Dimarkos edhe më pas erdhi goli i Turamit. E zotëruam topin nga fillimi në fund, duhet të vazhdojmë kështu”.

“Si grup jemi gjithmonë bashkë, Calhanoglu më ndihmon në çdo seancë stërvitore. Ne duhet të vazhdojmë së bashku dhe objektivat me siguri do të vijnë. Duhet të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, ka ndeshje në të cilat jemi më të lodhur. Ne duhet të ecim përpara në këtë mënyrë”, deklaroi Asllani.

(Kosova Sot Online )