Yaya Toure i bashkohet Mancinit te Arabia Saudite

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 21:30
Yaya Toure i bashkohet Mancinit te Arabia Saudite

Yaya Toure i është bashkuar Roberto Mancinit te Kombëtarja e Arabisë Saudite.

Federata e Futbollit e Arabisë Saudite njoftoi sot se ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin e njohur

Toure ka marrë pozitën e ndihmësit të parë të trajnerit Mancini.

40-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Ish-mesfushori nga Bregu i Fildishtë me punën e menaxhimit nisi dy vjet më parë – duke qenë ndihmës-trajner te ekipi ukrainas, Olimpik Donetsk, pastaj te skuadra ruse, Akhmat Grozny, dhe së fundmi te skuadra belge, Standard de Liege.

Ai si trajner ka punuar vetëm te ekipi nën 16-vjeç i Tottenham Hotspur. 

(Kosova Sot Online)