Vesa zbulon prapaskena të frikshme me futbollistin Mërgim Berisha: Babai i tij më tha ‘të rrehi, hy në burg e kur të dal të rrehi apët’

  • S.A /
  • 06 November 2023 - 10:01
Vesa zbulon prapaskena të frikshme me futbollistin Mërgim Berisha: Babai i tij më tha ‘të rrehi, hy në burg e kur të dal të rrehi apët’

Vesa Vllasaliu ka vazhduar të zbulojë prapaskena të frikshme nga lidhja që e kishte me futbollistin Mërgim Berisha.

Banorja e Big Brother VIP Kosova ka dhënë detaje të reja rreth kësaj lidhjeje, e cila kishte përfunduar kohë më parë, ndërsa tregoi se as familja e futbollistit kosovar nuk e ka dashur, tyransmeton "Kosova Sot Online".

Sipas saj, babai i përfaqësuesit gjerman e kishte kërcënuar derisa ajo ishte e fejuar me djalin e tij.

“Unë e kam dashtë edhe pse familja e tij nuk më ka dashtë, sepse kam qenë e shkollës, ata asnjëri. M’ka përkrahë babi në çdo hap”, rrëfeu Vesa, duke e përmendur kështu përkrahjen e vazhdueshme të babait të saj në momentet më të vështira të jetës së saj.

“Një situatë më e keqja që më ka ndodh, babai i tij më ka pyetur çka do të bëje nëse të rreh dikush, unë i thash e kisha thirrë policinë. Ai ma bëri ani çka, të rrehi, vjen policia më shtin në burg edhe dal apet, edhe apet të rrehi. Unë jam përla shumë me ta, edhe s’kam fol më me ta”, përfundoi bukuroshja e rritur në Zvicër.

(Kosova Sot Online )