Harry Kane është makineri e golit, zbulohen statistikat impresionuese të anglezit në Gjermani

  • S.A /
  • 09 November 2023 - 10:09
Harry Kane është makineri e golit, zbulohen statistikat impresionuese të anglezit në Gjermani

Harry Kane i kushtoi Bayern Munichut rreth 100 milionë euro, por duket se ky investim i gjigantit bavarez ia ka vlejt.

Sulmuesi anglez po e arsyeton çdo cent të shpenzuar për të falë paraqitjeve të shkëlqyeshme dhe natyrisht golave të shënuar në këtë pjesë të parë të sezonit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ish-futbollisti i Tottenhamit ka qenë i përfshirë apo ka kontribuar në 26 gola të kampionit gjerman në 15 ndeshje sa i ka luajtur deri tash.

Përfaqësuesi anglez në fakt i ka shënuar 19 gola dhe ndërkohë i ka dhuruar edhe 7 asistime.

Kur jemi të Liga e Kampionëve, Kane i shënoi mbrëmë dy gola në fitoren 2:1 ndaj Galatasarayt, e cila ia mundësoi gjigantit gjerman të kalojë në të tetën e finales. Në total, Kane në këtë edicion i ka shënuar 4 gola në Champions, respektivisht 25 gola në 36 ndeshje në total në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Kanë ka qenë i jashtëzakonshëm në 5 ndeshjet e fundit me Bayernin. Ai në këtë periudhë i ka shënuar plot 10 gola dhe i ka bërë dy asistime ndërkohë. 30 vjeçari i shënoi dy gola mbrëmë ndaj Galatasarayt, tre gola kundër Borussia Dortmundit, tre gola dhe një asistim ndaj Darmstadtit, një gol tjetër dhe një asistim ndaj Galatasarayt dhe një gol kundër Mainzit. Çfarë makinerie e golit! 

(Kosova Sot Online )