Rrahmani bëhet me trajner të ri

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 14:11
Rrahmani bëhet me trajner të ri

Amir Rrahmani është bërë me trajner të ri.

Në fakt, Napoli e ka emëruar sot Walter Mazzarrin si trajner të ekipit të parë, ndërsa marrëveshja do të zgjasë deri në qershor të vitit 2024, njofton eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Ish-trajneri i Interit dhe i Watfodrit e nënshkroi sot kontratën, ndërsa sot gjatë ditës do të zbulohet si trajner i ri.

Trajneri italian do ta pasojë të larguarin Rudi Garcia.

Pasi u shpall kampioni i Italisë me trajnerin Luciano Spalletti, Napolit nuk po i ecin punët mirë në këtë edicion dhe eksperienca e trajnerit Garcia në “Diego Maradona” ishte e shkurtër.

Mazzarri do të mundohet ta rikthejë Napolin në majat e futbollit italian.

(Kosova Sot Online)