Yakin mohon të ketë problem me Xhakën

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 09:52
Yakin mohon të ketë problem me Xhakën

Pas kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Murat Yakin ka folur në detaje edhe për marrëdhënien e tij me kapitenin Granit Xhaka.

Para ndeshjes kundër Kosovës, Yakin kishte deklaruar se nuk ishte në dijeni të titujve që rrethojnë atë dhe ekipin pas rezultateve jo të kënaqshme të fundit,.

Pas barazimit 1:1 me Kosovën mbrëmë dhe sigurimit të kualifikimit, përzgjedhësi i Zvicrës hoqi dorë nga ngurrimi dhe foli edhe për këto.

“Nuk ka të bëjë me sport për një kohë të gjatë. Kjo është një llogari personale nga disa njerëz të medias, të cilët ndoshta kanë ndjenjën se diçka nuk është në rregull mes meje dhe Granitit. Nuk është absolutisht kështu. Kemi një shkëmbim të shkëlqyeshëm me njëri-tjetrin”, tha qartë Yakin. 

Yakin mohoi kategorikisht se ka pasur përplasje me mesfushorin nga Kosova.

Madje, ai edhe thuri lavde për mesfushorin e Bayer Leverkusenit.

“Më vjen mirë që kam lider të tillë në fushë. Graniti jep një shembull të mirë dhe gjithmonë dëshiron të fitojë. Kjo është arsyeja pse ai është një bekim për një trajner”, deklaroi Yakin.

(Kosova Sot Online)