Ibrahimovic jep detaje për rikthimin te Milani

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 15:40
Ibrahimovic jep detaje për rikthimin te Milani

Zlatan Ibrahimovic nuk dha shumë detaje kur u pyet se kur Milani do të njoftojë zyrtarisht për rikthimin e tij në klub.

Ibra ishte në mesin e të ftuarve të F1 GP në Las Vegas të shtunën mbrëma dhe foli shkurtimisht për “Sky Sport Italia” para fillimit të garës.

Mes tjerash, gazetarja Mara Sangiorgio e pyeti ish-sulmuesin se kur Milani do të njoftojë për rikthimin e tij në klub, pasi ai ka qenë në bisedime me Giorgio Furlani dhe Gerry Cardinale për disa muaj.

Por, ish-reprezentuesi suedez nuk zbuloi detaje – duke thënë se ende janë vetëm në bisedime.

“Të shohim, po flasim”, u përgjigj Ibrahimovic. 

(Kosova Sot Online)