
Java e 10-të në Superligë mbyllet sot me ndeshje

Superliga e Kosovës në basketboll sjell sot dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 10-të, me të cilat do të mbyllet edhe kjo javë.
Dueli i parë është mes Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit, që do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi”.
Prizrenasit numërojnë dy fitore e gjashtë humbje deri tash në këtë sezkn, kurse gjakovarët po kalojnë në një formë të lartë duke regjistruar pesë fitore radhazi, lpas katër humbjeve në fillim të sezonit.
Java e dhjetë mbyllet me derbin ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00, në “13 Qershori”.
Suharekasit kanë bilanc prej pesë fitoreve e katër humbjeve këtë sezkn, ndërsa prishtinasit pesë fitore e tri humbje.
(Kosova Sot Online)