Mesi dhe Ronaldo përballë njëri-tjetrit

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 17:05
Mesi dhe Ronaldo përballë njëri-tjetrit

Zyrtare: do të ketë një sfidë të fundit mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Në Rijad, në Arabinë Saudite, më 1 shkurt 2024.

Kjo ndeshje është pjesë e programit për turin para sezonit për Inter Majemin, që më parë do të luajë me Al Hilal të Nejmarit, më pas me Al Nasr të CR7.

Konfirmimi, pas një përgënjeshtrimi fillestar në nëntor, është dhënë nga klubi i MLS-së, që ka saktësuar datat e dy ndeshjeve miqësore.

Rivalët e përjetshëm, 13 ‘Topa të Artë’ së bashku, kanë qenë përballë njëri-tjetrit për herë të fundit në janar, në një miqësore mes PSG-së dhe një seleksioni lojtarësh të Al Hilal dhe Al Nasr. Në atë ndeshje fitoi skuadra franceze 5-4, me një gol të Mesit dhe dy të Ronaldos.

Në ndeshje zyrtare të dy janë ndeshur 35 herë: 16 fitore për argjentinasin, 10 për portugezin dhe 9 barazime, me 21 gola të shënuar nga Mesi dhe 20 nga Ronaldo.

Ndeshja e fundit zyrtare? Barcelona-Juventus, 0-3 në fazën e grupeve të Championsit 2020/21 (dopietë e CR7). Tanin ka pritshmëri të mëdha për takimin, që dikush e ka quajtur “The Last Dance”.


(Kosova Sot Online)