Kjo është renditja e re e UEFA-s për klube, Manchester City ruan kreun

  • S.A /
  • 14 December 2023 - 13:47
Kjo është renditja e re e UEFA-s për klube, Manchester City ruan kreun

UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së grupeve të Champions League.

Manchester City vazhdon që të kryesojë këtë renditje të veçantë dhe ruan vendin e parë me 141.000 pikë.

Në vend të dytë qëndron Bayern Munich (136.000 pikë), ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit qëndron Reali i Madridit me 123.000 pikë.

Paris Saint-Germain qëndron në vendin e katërt me 108.000 pikë, ndërsa menjëherë pas francezëve vjen Liverpool me 103.000 pikë.

Interi qëndron në vendin e 6-të, i ndjekur respektiuvisht nga Leipzig, Chelsea dhe Manchester United.

“Top 10” mbyllet me Romën, që qëndron në kuotën e 87.000 pikëve.

Renditja e UEFA-s për klube:

1) Manchester City          141.000

2) Bayern Munich               136.000

3) Real Madrid                   123.000

4) Paris Saint-Germain     108.000

5) Liverpool                        103.000

6) Inter                                 99.000

7) RB Leipzig                       96.000

8) Chelsea                           96.000

9) Manchester United        92.000

10) Roma                           87.000

(Kosova Sot Online )