Mourinho tregon se a është xheloz për Guardiolan

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 18:46
Mourinho tregon se a është xheloz për Guardiolan

Jose Mourinho ka bërë një deklaratë interesante për trajnerin Pep Guardiolan.

Ai tha se Guardiola mund të marrë te Man City çfarëdo lojtarë dhe me çfarëdo çmimi dhe se realiteti i tyre është ndryshe.

“Jo se jam xheloz, por Manchester City pagoi 80 milionë euro për Kalvin Philips dhe tani Pep ka thënë se do të ishte më mirë për të të largohet. Ata pastaj do të marrin dikë tjetër. Realiteti ynë është shumë më ndryshe. Nuk është e lehtë për ne të nënshkruajmë me lojtarë”, deklaroi Mourinho.


(Kosova Sot Online)