“Perjetësisht me ty Shqipëri” – Ilir Shaqiri vjen me këngë dedikuar “Tifozëve Kuq e Zi”

  • S.A /
  • 20 December 2023 - 08:55
“Perjetësisht me ty Shqipëri” – Ilir Shaqiri vjen me këngë dedikuar “Tifozëve Kuq e Zi”

“Tifozat Kuq e Zi” më 23 dhjetor do të festojnë 20 vjetorin e themelimit. Tifo-grupi shqiptar është duke bërë përgatitjet e fundit për një festë të madhe, e cila do të organizohet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Mes tjerëve, i ftuar special i kësaj nate do të jetë edhe këngëtari i mirënjohur, Ilir Shaqiri. Madje, ai tashmë ka publikuar edhe një këngë dedikuar TKZ-së, që titullohet “Perjetësisht me ty Shqipëri”. Kënga është publikuar ditën e sotme në kanalin zyrtar të tifo-grupit shqiptar në “YouTube”.

https://youtu.be/NoV1Hprh7gk?si=aZBTSNod_HnVi8Ak

(Kosova Sot Online )